Shqipëria
BBC jehonë zbulimeve arkeologjike në Liqenin e Ohrit
BBC i ka kushtuar vëmendje një zbulimi të rëndësishëm arkeologjik në Shqipëri, që besohet të jetë vendbanimi liqenor më i vjetër në Evropë, përcjell albinfo.ch.
Zbulimi është bërë në brigjet e Liqenit të Ohrit, ku të dhënat sugjerojnë se një komunitet i organizuar gjuetarësh dhe bujqish ka jetuar aty rreth 8,000 vite më parë.
Ekipet e kërkimit nga Zvicra dhe Shqipëria po zbulojnë çdo ditë dëshmi që i përkasin epokës së gurit, ku ky komunitet i lashtë kombinonte aktivitetet e gjuetisë me ato të bujqësisë.
“Është rreth 6 hektarë dhe deri tani s’kemi bërë as edhe 600 metra katrorë. Pra, kjo është vetëm një vrimë e vogël për të parë brenda të gjithë zonës. Do të thosha që kemi bërë më pak se 1% të gërmimeve”, tha një nga arkeologet në videon e publikuar nga BBC, përcjell albinfo.ch.
Arkeologët po punojnë rreth tre metra nën sipërfaqen e ujit për të rikuperuar me kujdes shtyllat prej druri që dikur mbështesnin shtëpitë mbi liqen.
Krahas tyre, po mblidhen edhe objekte qeramike të gdhendura, eshtra kafshësh dhe vegla prej bakri, dëshmi të një jete të zhvilluar dhe të organizuar në lashtësi.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











