Futboll
BBC: Kosovës i rriten dukshëm shpresat për Euro 2020 pas fitores ndaj Çekisë
Kosova e Bernard Challandes e mundi me rikthim 2:1 Çekinë të shtunën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, falë golave nga Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda
Kosova ia ka rritur dukshëm vetes shpresat për t’u kualifikuar në turneun e parë në histori të saj, pas fitores kundër Republikës së Çekisë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, shkruan BBC, percjell Albinfo.ch, Kosova e Bernard Challandes e mundi me rikthim 2:1 Çekinë të shtunën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, falë golave nga Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda, pasi Patrick Schick i kishte kaluar vizitorët në epërsi në fillim të takimit.
Kjo fitore e bëri Kosovën lidere të grupit A për pak orë, por Anglia e kaloi në renditje duke e mundur 4:0 Bullgarinë. Megjithatë, dy ekipet e para në grup kualifikohen automatikisht dhe Kosova i ka dy pikë më shumë se Çekia, shkruan BBC, percjell Albinfo.ch.
Edhe sikur të dështonte ta zinte vendin e dytë në grup, Kosova përsëri do të ketë mundësi të luftojë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm, përmes play-off në Ligën e Kombeve, kujton mediumi britanik.
Kosova do të udhëtojë drejt Southamptonit të martën për t’u përballur me Anglinë në St Mary’s stadium në ndeshjen e ardhës kualifikuese për Euro 2020.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje













