Lajme
BDI-së i hyri “fitili”, nis ndarja
Kanë mbetur vetëm çështje kohe, kur të pakënaqurit e kësaj parti, ta themelojnë një parti të re, njëjtë siç ka ndodhur në Kosovës
Partia që barti mbi vete imazhin e luftës në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), 14 vjet pas themelimit duket se ka filluar të shpartallohet. Kanë mbetur vetëm çështje kohe, kur të pakënaqurit e kësaj parti, ta themelojnë një parti të re, njëjtë siç ka ndodhur në Kosovë.
Mediat në Maqedoni thonë se të pakënaqurit kanë filluar të nënshkruhen te notari, me të cilën do të dëshmojnë se janë edhe themeluesit e subjektit të ri politik, që do të quhet “Uniteti”, shkruan almakos.
Për një kohë më të gjatë në opinion qarkullojnë informatat për pakënaqësi të theksuara brenda kampit të integristëve. Më vonë, pakënaqësitë u shndërruan edhe në konflikte të armatosura. Në Kumanovë humbi jetën komandant “Shqiponja”, i cili ishte pretendent për degën e BDI-së në Kumanovë, por që u vra nga vet BDI.
Disa ditë më vonë, në Strugë u vra edhe një tjetër funksionar i BDI-së, Argëtim Asani.
Kohë më parë u paralajmërua se grupi i pakënaqur brenda BDI-së do të formojë një parti politike me qëllim që përfundimisht të distancohet nga udhëheqësia e deritanishme e kësaj partie. Pritet që partisë “Uniteti” t’i prijnë Rafiz Aliti, Hazbi Lika, Zylfi Adili, Fatmir Dehari dhe disa figura tjera të BDI-së.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










