Lajme
BE arrin marrëveshje, redukton pothuajse në tërësi gazin rus
“Ministrat kanë arritur një marrëveshje politike për reduktimin e kërkesës për gaz për dimrin e ardhshëm”. Kjo është bërë e ditur në një postim në Twitter nga presidenca çeke e BE-së pas mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Energjisë.
“Njoftimi i Gazprom-it” se prurjet e gazit në Gjermani përmes gazsjellësit Nord Stream 1 do të reduktohen me 20% të tjera, nënvizon edhe një herë se ne duhet të jemi gati për një shkurtim të mundshëm të furnizimeve nga Rusia”, tha komisionerja e BE-së për Energjinë Kadri Simson, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Plani u miratua, me kundërshtimin e vetëm të Hungarisë, me disa ndryshime të rëndësishme në krahasim me tekstin origjinal, ku ka një referencë për çmimin tavan.
Projekt-plani u zbulua javën e kaluar nga Komisioni Evropian në përgjigje të manipulimit të vazhdueshëm të Rusisë me rrjedhat e gazit në hakmarrje për sanksionet perëndimore të vendosura për pushtimin e Ukrainës. Furnizimet e pakësuara të gazit rus po ngjallin frikën e një recesioni të afërt dhe një krize dimërore.
Ndërkaq ministri italian i tranzicionit ekologjik, Roberto Cingolani, duke folur për gazin në seancën publike të Këshillit për Çështje Energjetike deklaroi se “brenda vitit të ardhshëm situata do të jetë mjaft e sigurt, pa varësi të mëdha nga Moska. Në të vërtetë, pa asnjë varësi nga Rusia”.
E-Diaspora
-
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë Mynih: Hapet ekspozita e “Reporting House” nga Prishtina... -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane









