Shqipëria
BE bllokon kamionët me mandarina nga Shqipêria, dyshohen për pesticide të rrezikshme
Sistemi Europian i Sigurisë Ushqimore (RASFF) ka ngritur alarmin për mandarinat me origjinë nga Shqipëria, pasi kanë rezultuar me mbetje të pesticideve të rrezikshme Chlorpyrifos dhe Phosmet. Këto substanca, të ndaluara për përdorim në Bashkimin Europian, paraqesin rreziqe serioze për shëndetin e njeriut, raporton Euronews Albania, transmeton albinfo.ch.
Çfarë janë chlorpyrifos dhe phosmet?
Chlorpyrifos është një pesticid i ndaluar në BE që nga viti 2020, pasi shkakton dëmtime të rënda në trurin e fëmijëve, sistemin nervor dhe endokrin, si dhe rrit rrezikun për kancer dhe sëmundje kardiovaskulare.
Phosmet, gjithashtu i ndaluar, është toksik dhe ndikon në funksionimin normal të trupit të njeriut.
Sipas raportimeve të RASFF Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania, kanë refuzuar kamionët me mandarina me origjinë nga Shqipëria pas analizave të kryera.
Rastet e evidentuara:
29 nëntor 2024: Mbetje Chlorpyrifos u zbuluan në një ngarkesë mandarinash në Kroaci.
11 dhjetor 2024: Phosmet u identifikua në një tjetër ngarkesë në Kroaci.
11 dhjetor 2024: Një tjetër ngarkesë me mbetje Chlorpyrifos u bllokua nga Kroacia, me destinacion të mëtejshëm Italinë dhe Republikën Çeke.
Ngarkesat e testuara rezultuan me mbetje të pesticideve 3 deri në 12 herë më të larta se kufiri i lejuar nga rregulloret e BE-së, të ndryshuara në shtator 2023. Situata ka shkaktuar shqetësim në tregjet europiane, ku ngarkesat u refuzuan menjëherë.
Pavarësisht alarmeve të konfirmuara nga Komisioni Europian, Ministria e Bujqësisë në Shqipëri nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar mbi sigurinë e këtyre produkteve, as për tërheqjen apo asgjësimin e tyre nga tregu vendas.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën











