Lajme
BE: Delegacioni serb nuk është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën
Për vendimin e Beogradit ka njoftuar përmes një kumtese për media ndërmjetësuesi Robert Cooper
“Dialogu sot nuk është zhvilluar, sepse delegacioni serb nuk ka qenë i gatshëm të procedojë me diskutimet sot. Situata në portat doganore, në pjesën veriore të Kosovës, nuk është pjesë e dialogut e as subjekt i çfarëdo negociate të veçantë me Serbinë”, ka ndërmjtësuesi evropian Robert Cooper.
Cooper ka shtuar se në takimin e sotshëm kishte qenë e paraparë të diskutohet për energjinë, telekomunikacionin dhe pjesëmarrjen e Kosovës në forumet rajonale.
“Palët po ashtu është dashur të bisedojnë edhe për implementimin e marrëveshjeve paraprake, të arritura gjatë dialogut në Bruksel”, ka thënë Cooper.
Sipas tij, dialogu do të vazhdojë kur pala serbe të jetë e gatshme për t’u riorganizuar.
“Qëllimi i procesit mbetet diskutimi i çështjeve që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së njerëzve dhe sjelljen e palëve më afër BE’së”, ka thënë Cooper, përmes një kumtese për media, tranmsetojnë mediet në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj













