Lajme
BE-ja dhe Gjermania, para sfidave të mëdha të vaksinimit anticivid
Pse në BE nuk ka mjaft vaksina?
Në Gjermani, qytetarët, mjekët dhe ekipet e ndihmës ndodhen përpara një sfide të madhe për të realizuar vaksinimin e një populli 80 milionësh, transmeton albinfo.ch.
Do të jetë një ndër sfidat logjistike më të mëdha prej shumë kohësh për Gjermaninë. Pasi Autoriteti Europian i Produkteve Mjekësore (EMA), me seli në Amsterdam, komunikoi se do të vendosë më 21 dhjetor për licencimin e vaksinës së koronavirusit të firmave BioNTech dhe Pfizer. EMA, në fakt është e pavarur politikisht, fillimisht pati deklaruar 29 dhjetorin si datën e parashikuar për të dhënë rekomandimin e licencimit. Kjo megjithatë është bërë, ndër të tjera, edhe nën presionin nga ana e qeverisë së Gjermanisë.
Vaksinimi ka filluar, por ka mungesa të tyre. Thuhet se tregtia e vaksinave është duke bërë një lojë të “pistë”, sipas ekspertëve gjermanë të shëndetësisë. Shpërndarja e tyre në disa shtete të Evropës dhe mungesa e tyre në disa shtete të tjera, tregon se është duke u bërë lojë për interesa.
Dy vështirësi kryesore
Organizatorët kanë dy shqetësime: Vaksina duhet të depozitohet deri në momentin e përdorimit në temperaturën minus 70 gradë. Më pas ajo do të shkrihet dhe do të injektohet. Gjatë vaksinimit njerëzit duhet të qendrojnë fare pak kohë në qendrat e vaksinimit. Pra do të jetë e vështirë që të ndodhen gjithmonë po aq ampula me vaksina në dispozicion sa do të nevojiten për numrin e njerëzve që ndodhen konkretisht në qendrën evaksinimit.
Mungesë personeli
Ka shumë nevojë për personel. Dhjetë mijë mjeke e mjekë si dhe ndihmës janë regjistruar vullnetarisht për të ndihmuar në shumë qendra, megjithatë po kërkohet personel me urgjencë. Vetëm në Bavari, që është ndër landet me numrin më të lartë të infeksioneve, do të vihen në dispozicion 99 qendra vaksinimi dhe do të realizohen deri në 30.000 vaksinime në ditë.
Secili land ndjek konceptin e vet: Hamburgu do të mundësojë deri në 7.000 vaksinime në ditë, në sallat e panairit është parashikuar të krijohen paralelisht shtatë qendra. Ka nevojë edhe për personel përkthyesish si dhe të forcave të rendit.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












