Kosova
BE i kërkon Kosovës krijimin e Asociacionit dhe shfuqizimin e vendimit për targa
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në një bisedë përmes telefonit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kërkoi një marrëveshje mes tyre.
Gjatë bisedave të ndara, zyrtari i lartë i BE-së ka kërkuar nga dy drejtuesit e vendeve respektive që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që do të çonte në përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Ai shton se veprimet e fundit nga ana e serbëve venë në rrezik punën disavjeçare në kuadër të dialogut.
“Zhvillimet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vënë në rrezik vitet e punës së palodhur dhe arritjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe pengojnë situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë”.
Më tej, Josep Borrell kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë vendimin për targat dhe të fillojë menjëherë hapat për themelimin e Asociacionit për komunat me shumicë serbe.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












