Lajme
BE-ja dështon të arrijë pajtim për embargon ndaj naftës ruse
Negociatorët e Bashkimit Evropian kanë dështuar të arrijnë marrëveshje mbi embargon ndaj naftës ruse, por do të vazhdojnë përpjekjet për të arritur një pajtim para nisjes së samitit të BE-së më 30 maj, tha një zyrtar i bllokut.
Shtetet e BE-së po diskutojnë për një propozim, sipas të cilit, shtetet anëtare do të pranonin të vendosnin ndalesë për furnizimet me naftën ruse që vijnë përmes detit për në BE, deri në fund të vitit.
Përjashtime do t’iu mundësoheshin disa shteteve – Hungarisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke – që të pranojnë naftë përmes tubacionit rus Druzhba, që është i gjatë 4,000 kilometra.
Bloomberg, duke cituar burime që kanë njohuri me negociatat që janë zhvilluar, raportoi se Hungaria po refuzon të arrijë kompromis.
Pse Hungaria po e bllokon embargon ndaj naftës ruse?
Kjo media tha se Budapesti më herët kishte sugjeruar se do të mbështeste përjashtimin, që do të lejonte pranimin e dërgesave të naftës përmes tubacionit rus. Por, tha se Budapesti tani po kërkon koncesione të mëtejme.
Më 2021, Rusia ka dërguar afër 720,000 fuçi në ditë të naftës së papërpunuar në rafineritë evropiane përmes tubacionit të saj kryesor në rajon, krahasuar me 1.57 milionë fuçi në ditë përmes dërgesave me anije në portet e Baltikut, Detit të Zi dhe Arktik.
Shumica e dërgesave përmes tubacioneve shkojnë në Gjermani dhe Poloni, por këto dy shtete kanë lënë të kuptohet se do të tentojnë të ulin varësinë e tyre nga furnizimet ruse, pavarësisht çdo veprimi që mund të ndërmarrë BE-ja.
Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, tha më 29 maj se ishte i shqetësuar se uniteti i BE-së “ka filluar të rrënohet”, teksa blloku përgatitet të takohet për të diskutuar për embargon ndaj naftës dhe përpjekjeve të tjera që kanë për qëllim të ulin varësinë nga energjia ruse.
Liderët e BE-së do të takohen më 30-31 maj për të diskutuar për sanksionet e reja të mundshme kundër Moskës, përfshirë edhe embargon ndaj naftës, për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.
“Pas sulmit rus në Ukrainë, ne pamë se çfarë ndodh kur Evropa qëndron e bashkuar. Teksa samiti po afrohet, le të shpresojmë që ky unitet të vazhdojë. Por, uniteti veçse ka filluar të rrënohet sërish”, tha Habeck gjatë një konference për media./REL
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim











