Lajme
BE-ja do të mbështesë kontratat me çmime fikse të energjisë elektrike
Bashkimi Evropian do të propozojë rregulla të reja që synojnë mbështetjen e kontratave me çmime fikse të energjisë elektrike dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga luhatjet e çmimeve në tregjet e energjisë.
Drafti i këtij propozimi të Komisionit Evropian, i cili u pa sot nga agjencia Reuters, ndalon reformat e thelluara të tregut të energjisë që u kërkuan nga disa vende të BE-së. Në vend të kësaj, Bashkimi Evropian propozon ndryshime të pjesshme, të cilat duhet të nxisin rritjen e numrit të kontratave me çmime fikse të energjisë elektrike.
Nëse ndonjë nga vendet e BE-së dëshiron të mbështesë investime të reja në energjinë e erës, diellit, gjeotermale, hidroenergjisë ose energjisë bërthamore, duhet ta bëjë këtë në formën e një kontrate të dyanshme për diferencën (CfD) ose një kontrate ekuivalente, thotë drafti.
Kontratat për diferencën në çmim parashikojnë që prodhuesve të energjisë elektrike t’u ofrohet një çmim fiks i dakorduar, pavarësisht ndryshimeve afatshkurtra në tregjet e energjisë, thuhet në draft. Nëse çmimi i tregut të energjisë elektrike është më i ulët se çmimi i kontraktuar, qeveria do t’i paguajë prodhuesit diferencën./Euronews
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











