Bota
BE-ja mund të shtyjë nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të nisë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mirëpo ka paralajmëruar se nuk do të ketë vendim të shpejtë.
“Unë personalisht besoj se duhet të ketë vetëm një vendim: për të nisur negociatat, bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian”, ka thënë Tusk në një konferencë të përbashkët me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski, në Bruksel.
Tusk ka thënë se të dyja shtetet e Ballkanit kanë bërë “gjithçka që është pritur” për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit, mirëpo ka shtuar se “jo të gjitha shtetet anëtare janë të përgatitura për të marrë vendim për hapje të negociatave në ditët në vijim”.
Muajin e kaluar Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e bisedimeve për të dyja këto shtete.
Kjo çështje pritet të diskutohet në një takim të ministrave të BE-së gjatë javës së ardhshme në Luksemburg, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Pendarovski ka thënë se Maqedonia e Veriut “nuk është duke kërkuar një çmim të pamerituar, mirëpo vetëm shansin e merituar për të ndërtuar një shtet evropian me shoqëri të drejtë dhe përparimtare”.
Rruga e këtij shteti drejt BE-së është qartësuar, pasi Shkupi ka arritur marrëveshje me Greqinë, duke i dhënë fund kontestit të emrit.
Ndërkohë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka bërë thirrje BE-së të nisë procesi i negociatave.
Duke folur me Ramën në Bruksel, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se ky nuk është “mision i pamundur”, mirëpo sipas tij, një gjë e tillë duket se nuk ka mundësi të ndodhë këtë muaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar















