Shqipëria
BE-ja, donacion prej 4 milionë eurosh Shqipërisë
Një lajm i mirë në këto ditë të vështira.
Është bërë e ditur nga autoritetet shtetërore të Shqipërisë se Bashkimi Evropian, përveç mbështetjes së 50 milionë eurove për Shqipërinë, së fundmi ka dhënë edhe një donacion në vlerë 4 milionë euro, shkruan albinfo.ch.
Sipas njoftimit, thuhet se 4 milionët e dhuruara nga BE-ja janë donacion për pajisje mjekësore në sistemin e shëndetësisë në Shqipëri.
Më poshtë postimi i plotë i ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj:
“Një lajm i mirë në këto ditë të vështira,
Falë një bashkëpunimi të vazhdueshëm e solidarizimi të jashtëzakonshëm, Bashkimi Evropian është duke mbështetur Shqipërinë me 50 milionë euro.
Sot, ndërkaq, është firmosur edhe kontrata e parë e një donacioni prej 4 milionë eurosh për pajisje mjekësore, për të mbështetur sistemin tonë shëndetësor në luftën kundër COVID-19! Vetëm bashkë do t’ia dalim”. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar









