Shkurt.ch
BE-ja kërkon nga Zvicra trajtim të barabartë të qytetarëve të saj me zviceranët
BE-ja kërkon që Zvicra t`i trajtojë në mënyrë të barabartë shtetasit e BE-së me shtetasit e vet, në tregun e punës. Këtë barazi duhet ta sigurojë Zvicra pavarësisht nëse shtetasit e BE-së jetojnë në vendet e tyre ose në Zvicër
Zgjidhja që ka propozuar qeveria e Zvicrës, për përparësinë e vendorëve “light” e gjendur në mes të kërkesës së SVP-së kundër migracionit masiv (të votuar në referendum) dhe kritereve të BE-së për barazi të të gjithëve, nuk është pritur mirë nga BE-ja. Sinjali që vjen nga Brukseli është kuptimplotë: Zvicra është e detyruar që gjatë zbatimit të Iniciativës kundër Migracionit Masiv të mos e dëmtojë marrëveshjen me BE-në për lëvizje të lirë, shkruan srf.ch.
Për të trajtuar këtë problem, BE ka kërkuar ngritjen e komisionit të përzier. Kjo në një kohë kur Zvicra dhe BE-ja janë duke zhvilluar negociata në nivelet më të larta. Por ky hap është konsekuent pasi që marrëveshja për lëvizje të lirë në mes të BE-së dhe Zvicrës parasheh që secila palë në rast nevoje për bisedime të thërrasë komisionin e përmendur, përcjell albinfo.ch. Në këtë rast është BE-ja e cila ka shqetësime bazike juridike në rastin e “Përparësisë së vendorëve light” të prezantuar nga Zvicra, prandaj kërkon përgjigje nga ajo. Me këtë kërkesë BE-ja i dërgon sinjal Zvicrës se duhet që t`i përmbahet marrëveshjes.
Me fjalë tjera, BE-ja kërkon që Zvicra t`i trajtojë në mënyrë të barabartë shtetasit e BE-së me shtetasit e vet, në tregun e punës. Këtë barazi duhet ta sigurojë Zvicra pavarësisht nëse shtetasit e BE-së jetojnë në vendet e tyre ose në Zvicër.
Zvicra, nëse i përmbahet kërkesës së BE-së duhet të sqarohet në lidhur me komisionin. Në të duhet të bëjnë pjesë përveç përfaqësueseve të Komisionit të BE-së edhe përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit









