Kosova
BE-ja konfirmon: 95 mijë doza “Pfizer” për Kosovën
Në njoftimin e fundit Bashkimi Evropian, përmes Austrisë, do të dërgojë në Kosovë 95 mijë doza të vaksinës kundër virusit COVID-19, të kompanive “BioNtech-Pfizer”, kanë bërë të ditur burimet e BE-së në Bruksel. Kosovës i është ndarë kjo sasi nga gjithsej 651 mijë doza sa Bashkimi Evropian do t’ua dhurojë gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Këto doza të vaksinave do të nisin të shpërndahen në rajon që nga fillimi i muajt maj e deri në muajin gusht. Ato janë sasi e veçantë e siguruar nga BE-ja dhe nuk përfshihen në sasinë që shtetet e BE-së e kanë siguruar për vete, përcjell albinfo.ch.
Sasia më e madhe e dozave do të shkojë për Bosnjë e Hercegovinën, së cilës BE-ja do t’ia dhurojë 214 mijë doza, pastaj Shqipërisë 145 mijë doza, Maqedonisë së Veriut 119 mijë dhe Serbisë 36 mijë doza. Serbia ka marrë më pak sesa vendet e tjera për shkak se ajo tashmë ka avancuar shumë në procesin e vaksinimit, duke qenë në pozitë edhe më të mirë sesa vendet e Bashkimit Evropian. Burimet në BE kanë sqaruar se këto 651 mijë doza janë ndarë në bazë të nevojave për t’i vaksinuar kategoritë me prioritet dhe ato të rrezikuara, e jo në bazën pro-rata, pra në bazë të numrit të banorëve.
Këto vaksina, sipas burimeve, ishin të gatshme edhe më herët, por procedura e kontraktimit të tyre, pagesave dhe shpërndarjes, është jashtëzakonisht e komplikuar. Kjo pasi ato duhet të transportohen dhe të ruhen në kushte të ndjeshme, në temperatura shumë të ulëta. Nga ana tjetër, prodhuesi ka dashur të sigurohet se gjithçka në tërë zinxhirin e shpërndarjes të jetë sipas standardeve, në mënyrë që të mos ketë pasoja, pasi edhe duhet të merret përgjegjësia për efektet e vaksinimit.
Në emër të BE-së, Austria do të jetë shteti i cili do ta “fasilitojë” sigurimin e vaksinave. Ato do të paguhen nga BE-ja nga shuma prej 70 milionë eurosh, të cilën Bashkimi Evropian e kishte ndarë vetëm për të ndihmuar vaksinimin në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në negociata për t’i siguruar këto vaksina ishin përfshirë në mënyrë trepalëshe BE-ja, vendet e rajonit dhe kompania “BionTech-Pfizer”.
Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka ndarë për Kosovën 95 mijë doza të vaksinës “Pfizer” në luftën kundër koronavirusit. Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shkruar në Twitter se “qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe Albin Kurtit”.
“95 mijë doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit. Ne jemi këtu në këtë së bashku”, ka thënë ajo.
Po ashtu edhe Ambasada e Austrisë ka shkruar se janë të gëzuar për shpërndarjen e vaksinës në Kosovë.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit












