Bota
BE-ja nuk arrin marrëveshje për pozitat kryesore të Bllokut
Një samit i 28 udhëheqësve të Bashkimit Evropian, ka përfunduar pa marrëveshje mbi atë se kush duhet t’i marrë përsipër pozitat kryesore të Bllokut.
Bisedimet, të mbajtura në Bruksel, vazhduan deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, pa u finalizuar kandidatët, transmeton albinfo.ch.
Krerët, gjithashtu, po përpiqeshin të vendosnin se cilave çështje BE-ja duhet t’u japë përparësi gjatë pesë vjetëve të ardhshme.
Një samit i ri do të mbahet më 30 qershor, vetëm dy ditë përpara një takimi të rëndësishëm të Parlamentit Evropian.
Të gjitha vendet udhëheqëse të Bllokut po ndryshojnë qasjen këtë vit, pas zgjedhjeve në mbarë Evropën, të mbajtura në maj. Përndryshe, të emëruarit kërkojnë mbështetjen e së paku 21 nga gjithsej 28 udhëheqësit e BE-së dhe një shumicë në Parlamentin Evropian.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













