Lajme
BE-ja pritet të lejojë kamionët e mëdhenj, 51% e zviceranëve kundër
Bashkimi Evropian pritet së shpejti të japë dritën jeshile për përdorimin e kamionëve “gigaliner” – me gjatësi mbi 25 metra dhe kapacitet transporti deri në 60 tonë mallra. Këto automjete të mëdha tashmë përdoren në disa vende të BE-së, dhe Parlamenti Evropian ka miratuar lejimin e tyre në rrugët evropiane. Megjithatë, vendimi final mbetet në duart e ministrave të transportit të BE-së, përcjell albinfo.ch.
Në Zvicër, lajmi ka shkaktuar reagime të forta dhe polemika të shumta. Aktualisht lejohet përdorimi i kamionëve deri në 40 tonë dhe me gjatësi maksimale 18.75 metra. Zgjerimi i kufijve për të përfshirë “gigaliner”-ë ka hasur rezistencë të gjerë, jo vetëm nga kantonet dhe organizatat mjedisore, por edhe nga Shoqata Zvicerane e Automjeteve Tregtare (ASTAG).
Sipas një sondazhi të realizuar nga Blick në bashkëpunim me institutet e kërkimit të opinionit Sotomo, 51 % e të anketuarve janë kundër lejimit të “gigaliner”-ëve për tranzit në Zvicër, nëse janë të regjistruar në BE. Ndërsa 16 % të tjerë janë “më tepër jo”, duke reflektuar një klimë të përgjithshme refuzuese.
Refuzimi është i përhapur në të gjitha partitë kryesore: 64 % e të Gjelbërve, 54 % e SVP-së dhe 53 % e PS-së janë kundër. Edhe tek votuesit e FDP-së, që tradicionalisht mbështesin inovacionet në transport, 37 % janë kundër dhe 18 % “më tepër jo”, transmeton albinfo.ch.
Mbështetësit e “gigaliner”-ëve theksojnë potencialin për të reduktuar ndotjen duke transportuar më shumë mallra me më pak udhëtime, si dhe për të zbutur mungesën e shoferëve profesionistë. Por organizata Pro Alps paralajmëron për pasoja negative: lejimi i këtyre kamionëve mund të rrezikojë transferimin e transportit transalpin në hekurudhë – një objektiv për të cilin Zvicra ka investuar miliarda në projektin NRLA.
Një raport i mëhershëm i Zyrës Federale të Rrugëve, rreth 15 vjet më parë, paralajmëronte se rruga veri–jug nuk është ende gati për “gigaliner”–ët. Përmirësimet e nevojshme në infrastrukturë – ura, stacione doganore dhe zona pushimi – mund të kushtojnë rreth 75 milionë franga zvicerane. Vullneti politik për investime të tilla është i ulët, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Këshilltari kombëtar SVP, Benjamin Giezendanner, u shpreh se, “pas refuzimit të zgjerimit të autostradës, aktualisht mungon vullneti për të shpenzuar para të tilla”. Sidoqoftë, ai paralajmëroi se, me presionin e marrëveshjeve kuadër me BE-në, zbatimi i detyrueshëm i direktivës për “gigaliner”–ët është vetëm çështje kohe.
Kantoni i Gjenevës ka paralajmëruar një nismë kantonale për të ndaluar përdorimin e këtyre kamionëve, ndërsa çështja pritet të shqyrtohet nga Këshilli Kombëtar në seancën e ardhshme.
Zhvillimet e ardhshme do të jenë vendimtare për fatin e “gigaliner”–ëve në Zvicër – një nga debatet më të nxehta në fushën e transportit dhe mjedisit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë Katër të rinj nga Fribourg, të moshës 16 deri në 18 vjeç, humbën jetën të premten... -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga -
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë -
Cilat kompani zvicerane të sigurimeve shëndetësore do të jenë më të lira në vitin 2026? -
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej?










