Kosova
BE-ja rrit presionin diplomatik mbi Kosovën
Protestat në veri të vendit po vazhdojnë teksa perëndimi rriti presionin diplomatik mbi Kosovën për të ulur tensionet në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe. Zgjedhjet e reja lokale janë kërkesa kryesore e BE-së, Francës dhe Gjermanisë
Bëhet e ditur se protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës vazhdojnë edhe të premten e 2 qershorit, për të pestën ditë me radhë, përcjell albinfo.ch.
Qindra protestues serbë u mblodhën në orët e hershme të mëngjesit në Zveçan, për të vazhduar protestën kundër kryetarit shqiptar të komunës.
Kujtojmë se Zveçani ishte skenë e përleshjeve të dhunshme midis protestuesve dhe ushtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, më 29 maj.
Protestat, ditëve të fundit, ishin kryesisht të qeta.
Numri i pjesëmarrësve ka qenë më i ulët dje, krahasuar me ditët paraprake.
Kosova është vënë nën presion diplomatik për të shtensionuar situatën.
Bashkimi Evropian iu bashkua thirrjeve të Francës dhe Gjermanisë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri.
Janë tri kërkesa që BE-ja nxori për Kosovën:
Zgjedhje të reja tani,
Të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to,
Të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i është bashkuar thirrjes së Francës dhe Gjermanisë për të mbajtur zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës. Ai tha se përveç kësaj, kërkohet të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në procesin zgjedhor dhe të fillohet puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Dështimi për t’i bërë këto, do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell.
Takohen Osmani dhe Vuçiq, Borrell insiston në zgjedhje të reja në veri
Në fotografinë e publikuar nga shefi i diplomacisë së BE-së shihet se në Moldavi kishte takim të përbashkët mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciqit, dhe liderëve të Francës e Gjermanisë.
Situata në veri të Kosovës u tensionua qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.
Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se Gjermania dhe Franca u kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës.
“Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron.
Ai shtoi se u kërkua që të ketë pjesëmarrje nga banorët lokalë të komunitetit serb dhe tha se “palët do të konsultohen dhe do të kthehen javën tjetër me përgjigje të qarta”.
Osmani e konfirmoi se Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, ia bënë këtë kërkesë gjatë takimit të tyre në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, dhe shtoi se u tha atyre që “ne jemi të gatshëm ta shqyrtojmë këtë, në bazë të ligjit të Kosovës për zgjedhjet lokale”.
Osmani dhe Vuçiqi kanë zhvilluar takime me udhëheqësit evropianë, në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau.
Vuçiqi e theksoi edhe rëndësinë që ka themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë për të.
Ndësa, Osmani tha se “duhet të sigurohemi që fokusi është në implementimin e plotë të marrëveshjes dhe jo vetëm të disa pjesë të saj”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100












