Lajme
BE-ja shënon rënie të emigracionit, por kujt po i cenohen të drejtat?
Një ulje me 30 për qind e emigrimeve të paligjshme drejt kufijve të Bashkimit Evropian është raportuar për tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Evropiane për Mbrojtjen e Kufijve “Frontex”, rënia më e theksuar është shënuar në të ashtuquajturën “rruga ballkanike”, që përfshin Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut – një ulje prej 64 për qind, raporton Guardian, përcjell albinfo.ch.
Por a janë këto shifra vërtet tregues të përmirësimit të situatës? Apo pas tyre fshihen politika gjithnjë e më agresive të ndalimit dhe kthimit të emigrantëve?
Organizatat për të drejtat e njeriut janë të qarta: ulja e numrave nuk përkthehet në një realitet më të sigurt apo më human për emigrantët. Përkundrazi, ato paralajmërojnë për pasojat e një politike kufizuese që shoqërohet me shkelje sistematike të të drejtave të njeriut në vendet me të cilat BE-ja bashkëpunon – si Libia apo Tunizia – pavarësisht dokumentimeve të shumta për dhunë, trafikim dhe keqtrajtime.
“Nuk ka të bëjë vetëm me statistika,” thotë Judith Sunderland nga Human Rights Watch. “Pas çdo numri që Frontex paraqet me krenari, fshihen histori të dhimbshme – jetë të humbura në Mesdhe, njerëz të zhdukur në kufijtë lindorë, të ngecur në pyje dhe këneta pa asnjë ndihmë.”
Sipas saj, Bashkimi Evropian nuk është thjesht spektator në këtë krizë humanitare, por bashkëfajtor në përkeqësimin e saj. Politikat parandaluese, të cilat synojnë të ndalin emigrantët para se të arrijnë në territorin evropian, po zbatohen shpesh me mjete brutale dhe jashtë çdo standardi të së drejtës ndërkombëtare.
Ndërsa BE-ja feston rënien e numrave, mbetet e paqartë nëse vërtet kemi të bëjmë me një sukses të politikave të sigurisë apo me një dështim moral në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025










