Lajme

BE-ja synon të kufizojë çmimin e energjisë

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, do të përshkruajë idetë e Komisionit Evropian për kufizimin e çmimeve të energjisë në një fjalim më 14 shtator, tha një zyrtar i lartë. “Zonja von der Leyen, Presidentja jonë, do ta përshkruajë këtë më në detaje më 14 shtator”, tha Mechthild Worsdorfer, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i departamentit të energjisë të komisionit, në një takim të Komitetit të energjisë të Parlamentit Evropian. Shtetet e Bashkimit Evropian janë të ndikuara nga lufta në Ukrainë, duke pasur vështirësi në sferën e gazit, përcjell albinfo.ch.