Kosova
BE-ja kërkon nga Kosova dhe Serbia të tregohen konstruktive
Edhe një herë Bashkimi Evropian konfirmoi përkushtimin e tij të qartë për perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe dëshiron ta përshpejtojë këtë proces, sipas draft-deklaratës që do të miratohet në samitin Ballkan Perëndimor – BE më 6 dhjetor në Tiranë, shkruan Al Jazeera Balkans.
Në draft-deklaratë u jepet mbështetje e plotë përpjekjeve të përfaqësuesit të lartë të BE-së dhe të të dërguarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, për të ndërmjetësuar në dialog dhe për të kërkuar zgjidhje.
Nga Kosova dhe Serbia pritet të bëjnë “përparim konkret drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve” dhe BE rithekson se pret që “të gjitha marrëveshjet e kaluara të respektohen plotësisht dhe të zbatohen pa vonesë”.
“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre dypalëshe dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokuese që mund të çojnë në tensione dhe dhunë dhe retorikë që nuk janë të përshtatshme për dialog”, thuhet në dokument.
BE-ja u kujton të dyja palëve se kanë një “përgjegjësi të përbashkët për sigurimin e paqes dhe stabilitetit” dhe thekson se kjo është e rëndësishme për “stabilitetin dhe zhvillimin e gjithë rajonit dhe sigurimin e rrugës evropiane”.
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”












