Lajme
BE-ja, kundër idesë që Intelegjenca Artificiale t’i zëvendësojë punonjësit
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kundër përdorimit të pakontrolluar të Intelegjencës Artificiale për të “angazhuar dhe pushuar” punonjës.
Duke folur në Kongresin e 15-të të Konfederatës Evropiane të Sindikatave, von der Leyen foli rreth planeve të Bashkimit Evropian (BE) për të rregulluar sistemet e Intelegjencës Artificiale.
Ajo tha se aktualisht, 25 për qind e kompanive evropiane po planifikojnë të përdorin mjetet e Intelegjencës Artificiale në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe disa nga këto mjete mund të përdoren për shkarkime të automatizuara nga puna.
“Çdo algoritëm është projektuar nga një programues dhe ky person ka një sfond, ky person ka paragjykime. Pra, asnjë nga algoritmet nuk është pa paragjykime”, tha von der Leyen.
Ajo shtoi se për këtë arsye, “ne duhet të jemi shumë, shumë të qartë”.
“Askush nuk duhet të pushohet nga puna për shkak të një algoritmi. Kjo nuk mund të ndodhë. Ne kemi nevojë për rregulla”, tha von der Leyen.
Ajo theksoi se Komisioni i BE-së po vëzhgon zhvillimet dhe mund të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të rregulluar përdorimin e algoritmeve në menaxhimin e burimeve njerëzore.
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” shënon 17 Shkurtin me promovim libri dhe koncert Promovohet libri “Unë, bija jote, Atdhe” i autores Amina Nuraj, shqiptare nga Sanxhaku. Pas promovimit vjen... -
Kosova, një shtet i ri, por me zgjidhje të mëdha -
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” -
Kurti pret nxënësit fitues të 16 medaljeve në Olimpiadën NEO në SHBA -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland
Jeta në Zvicër
-
A është sauna e mirë për shëndetin tuaj? Saunat po përjetojnë një rritje të madhe në Zvicrën frëngjishtfolëse, ku po hapen shumë objekte të... -
Pula, mishi më i preferuar i zviceranëve -
Swisscom rrit çmimet e abonimeve private nga prilli -
Vonesa dhe anulime në Aeroportin e Gjenevës për shkak të një defekti teknik -
Mungesa e borës kërcënon punët sezonale në qendrat e skive me lartësi mesatare në Zvicër











