Lajme
BE kundër vetingut në Kosovë
Duke qenë se Kosova ka probleme të theksuara në sistemin e drejtësisë, procesi i Vettingut duhet të ishte hapi i fundit.
Deklarata vjen nga Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili gjatë një interviste për mediat, duke marrë shëmbull shqipërinë theksoi se Vettingu merr shumë kohë per te përfunduar.
TOMAS SZUNYOG – AMBASADORI I BASHKIMIT EVROPIAN NË KOSOVË
“Në Shqipëri Vettingu ka marrë pesë vjet dhe ende nuk ka përfunduar. Ne nuk e shohim Vettingun si diçka që duhet të jetë gjëja e parë për të përmirësuar sistemin e drejtësisë. Vettingu është mjeti i fundit. Kosova ka mjete të mira për të matur integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ka mjete për të matur punën e tyre.Ne kemi analizuar koncept-dokumentin për Vettingun dhe nuk i kemi të qarta disa koncepte. Kuvendi e qeveria mund ta miratojnë Vettingun, por ne mbështesim vetëm proceset qe nuk sjellin probleme”.
Zyrtari i lartë u ndal edhe tek procesi i liberalizimit të vizave ku sipas tij Bashkimi Evropian duhet të përmbushë premtimet e tij.
“Unë gjithmonë bëj thirrje që vendimi duhet të merret. Besoj se po bëj më të mirën. Komisioni Europian ka vendosur në vitin 2018 se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se duhet të marrë liberalizimin e vizave. Megjithatë Këshilli i Ministrave është organ i veçantë që përbëhet nga shtetet anëtare dhe kryesohet nga presidenca e shteteve kështu që varet nga ata vendimi përfundimtar dhe shpresoj padyshim që kjo të bëhet shpejt.”
Ambasadori i be-së theksoi se Qeveria e kosoves duhet te binde 27 vendet anëtare që të miratojnë këtë vendim.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë Ambasada e Republikës së Kosovës, nën përkujdesjen e veçantë të Ambasadorit Mentor Lafiti, organizoi një takim... -
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026











