Lajme
BE merr 800 miliardë euro hua për Fondin e Rimëkëmbjes
Bashkimi Evropian po përgatitet të marrë hua 800 miliardë euro deri në vitin 2026 për realizimin e një fondi rikuperimi që është pranuar për të luftuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia.
Komisioneri evropian për Buxhetin, Johannes Hahn, prezantoi strategjinë për financimin e fondit të rimëkëmbjes “Gjenerata e re e BE-së”.
Kjo paketë rikuperimi është përgatitur për të kapërcyer krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale.
Hahn theksoi se ”Komisioni Evropian çdo vit do të mbledhë deri në 150 miliardë euro nga tregu i kapitalit për të financuar paketën e rimëkëmbjes”.
“Komisioni Evropian do të përdorë një strategji të larmishme financimi për të mbledhur rreth 800 miliardë euro me çmime aktuale deri në vitin 2026”, tha Hahn.
Siç shpjegoi ai, burimet që do të mblidhen do të jenë në kushte të favorshme, pas së cilës ato do të transferohen në vendet anëtare në përputhje me planet e investimeve dhe reformave.
Ai tha se borxhi për këtë qëllim do të shlyhet deri në vitin 2058, duke filluar nga viti 2026, duke përmendur ata tashmë janë duke punuar mbi një projekt-ligj mbi këtë çështje që do të shpallet në fund të qershorit.
Pas negociatave të gjata, vendet anëtare të BE-së arritën marrëveshje në dhjetor të vitit të kaluar për një fond të rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













