Kosova
BE: Në këtë fazë s’ka para-financim për Kosovën dhe Serbinë nga Plani i Rritjes
Kosovës dhe Serbisë nuk do t’iu ndahen të holla tani për tani në fazën e para-financimit nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, tha të enjten zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.
“Mund ta konfirmojë se në këtë fazë nuk ka para-financim për Serbinë dhe Kosovën”, tha Mercier për media.
Mercier tha se ende nuk është bërë një vlerësim nëse Kosova dhe Serbia e kanë plotësuar parakushtin për të filluar të përfitojnë nga Plani i Rritjes 6 miliardë eurosh.
Parakusht për Kosovën dhe Serbisë është edhe angazhimi i tyre në normalizimin e marrëdhënieve mes vete, përfshirë zbatimin e obligimeve nga dialogu që e lehtëson BE-ja.
Por, së voni, Kosova dhe Serbia kanë thelluar mospajtimet, duke ia ndaluar vizitat zyrtarëve të njëra-tjetrës në vendet përkatëse. Kosova gjithashtu e ka akuzuar Serbinë për nuk ka “asnjë interes” për t’i normalizuar marrëdhëniet me të, pasi ajo protestoi ashpër ndaj vendimit të Kenias për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
“Në këtë fazë s’mund të konfirmojë nëse parakushti është plotësuar apo jo. Do të shpjegohet kur të merret një vendim sa i përket para-financimit”, shpjegoi Mercier.
Njoftimi i tij vjen disa ditë pasi Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u bënë vendet e para të rajonit që përfitojnë nga pagesat e para-financimit nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Më 25 mars, Shqipërisë iu ndanë 64.5 milionë euro, prej të cilave 30 milionë si kredi për mbështetje të reformave, dhe 34.5 milionë euro përmes Fondit të Ballkanit për Investime për infrastrukturë.
Një ditë më parë, BE-ja ia lëshoi fondet Maqedonisë së Veriut në vlerë të 52.2 milionë eurove, prej të cilave 24.5 milionë do të shkojnë për buxhetin shtetëror për reforma, dhe 28 milionë për projekte infrastrukturore.
Paketa e përgjithshme e Planit të Rritjes për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi – kap shumën prej 6 miliardë eurosh dhe mbulon periudhën prej vitit 2024 deri më 2027.
Nga kjo shumë, 2 miliardë euro janë grante nga BE-ja pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të favorshme.
Qëllim i kësaj pakete ambicioze financiare të BE-së është që të ndihmohet rritja ekonomike në këtë rajon dhe, në këtë mënyrë, të përshpejtohet edhe procesi i integrimit të tij evropian, transmeton albinfo.ch.
Sipas një përllogaritjeje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga kjo paketë. Mbi 250 milionë do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme. Pjesa prej 7% që do t’i paguhej si parafinancim, i bie të jetë rreth 61 milionë euro.
Kosova nuk mund t’i pranojë këto fonde pa e ratifikuar marrëveshjen për kredi në Kuvend.
Ajo është në pritje të certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, për ta konstituuar Kuvendin e ri.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi pati thënë se Kosova pritet të përfitojë 950 milionë euro prej këtij plani – njëherësh fondin më të madh të ndarë ndonjëherë nga blloku për të, në një periudhë relativisht të shkurtër.
Serbisë do t’i ndaheshin gjithsej 1.58 miliard euro, ndërsa pagesa e parë do të ishte 111 milionë euro. /REL
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 Rregullat e reja mbi reklamimin e duhanit për të mbrojtur fëmijët, të miratuara nga parlamenti zviceran... -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?












