Lajme
BE-ja, në prag të embargos ndaj naftës ruse?
Lajmin e konfirmon Gjermania, anëtarja më e madhe e bllokut dhe një prej shteteve më hezituese për të ndërmarrë një hap të tillë.
Bashkimi Europian mund të dakordësohet për një embargo të importeve të naftës ruse brenda pak ditëve.
Në një deklaratë për televizionin ZDF, ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, u shpreh se “do të arrijmë marrëveshjen brenda pak ditëve. Komisioni Europian dhe Shtetet e Bashkuara po punojnë bashkërisht mbi një propozim për të kufizuar rritjen e çmimeve globale të naftës. Është natyrisht një masë e pazakontë, por këto janë kohë të pazakonta.
Shumë prej 27 vendeve anëtare janë tejet të varura nga energjia ruse, çka ka nxitur kritikat e Kievit se blloku nuk ka vepruar aq shpejt sa duhet për të prerë furnizimet.
Moska plotëson 40 për qind të nevojave për gaz natyral të BE-së dhe 27 për qind të naftës së importuar, me BE-në që paguan Rusinë rreth 400 miliardë euro në vit.
Hungaria u qëndron kërkesave të saj për investime në energji para se të dakordësohet për një embargo të tillë, duke u përplasur me pjesëtarët e tjerë të bllokut që quan një aprovim të shpejtë të masës. Bashkimi Europian ka ofruar deri në 2 miliardë euro për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, në mënyrë që t’i bëjnë ballë mungesës së naftës ruse.
E ndërsa lidhjet ekonomike me SHBA-në dhe Europën po priten, Moska po mendon të kompensojë humbjet duke zhvilluar lidhjet me Kinën. “Nëse Perëndimi do të na ofrojë diçka për të rikthyer marrëdhëniet, ne do ta konsiderojmë seriozisht nëse do të jetë nevoja ta bëjmë apo jo. Por tani që Perëndimi ka marrë pozicionin e diktatorit, lidhjet tona ekonomike me Kinën do të zhvillohen edhe më shpejt.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane









