Kosova
BE-ja pajtohet me Zelenskyn për rrezikun nga ndikimi i Rusisë në Ballkan
Sot, Bashkimi Evropian ndau shqetësimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
Këtë e ka thënë zëdhënësi i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë, Peter Stano, duke iu përgjigjur pyetjes se a e ndan BE-ja shqetësimin e shprehur nga Zelensky se Rusia do të tentojë të provokojë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Për një kohë të gjatë ne kemi thënë se Rusia po bën përpjekje për të ushtruar ndikim malinj edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pra, po, ky është shqetësimi që ne e ndajmë dhe ky nuk është shqetësim i ri, por shqetësim që ka qenë me ne për një kohë. Ne në këtë pikë pajtohemi me presidentin e Ukrainës dhe e dimë që Rusia po bën gjithçka që mundet që të mbjellë pakënaqësi, jo stabilitet politik, ndikim të huaj, manipulim informatash dhe tjera”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Ai ka shtuar se pikërisht për këtë arsye BE-ja ka shtuar ndihmën për partnerët në vendet e Ballkanit Perëndimor që të përballen me këto kërcënime.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në komentet për mediat afrikane më 15 nëntor se Ukraina ka prova të synimeve të Rusisë për të nisur një luftë midis vendeve të Ballkanit.
“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë. (Së pari kemi pasur) Lindjen e Mesme – shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani”, tha Zelensky.
Stano nuk ka dashur të flasë për hollësitë e informatave që kanë apo nëse Zelensky ua ka përcjellë informatat e tij, por ka shtuar se “BE-ja është e vetëdijshme se çfarë po tenton të bëjë Rusia në Ballkanin Perëndimor”.
“Ne nuk i komentojmë informatat, të cilat i shkëmbejmë me partnerët. Sidomos jo kur është fjala për diçka specifike si kjo. Por, ne kemi informata dhe i kemi vëzhguar këto aktivitete të Rusisë për një kohë dhe jemi të vetëdijshëm se çfarë tenton të bëjë Rusia. Prandaj, jemi në kontakt me partnerët edhe në Ballkan për këtë”, tha ai duke shtuar se për këtë është diskutuar edhe në takimin e fundit të ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian me kolegët e tyre nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Paralajmërimet e Zelenskyt për mundësinë që Rusia të provokojë konflikt në Ballkanin Perëndimor i kanë komentuar edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, gjatë një takimi të enjten mbrëma në Zagreb. Ata kanë thënë se “përgjigjja më e mirë për të stabilizuar në mënyrë afatgjatë rajonin e Ballkanit Perëndimor nga ana e BE-së do të ishte zgjerimi i Bashkimit Evropian për ta integruar edhe këtë rajon”.
Plenkoviq, ndërkaq, ka përmendur edhe sulmin e fundit të, siç e ka quajtur ai “grupit paramilitar serb“ në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, si dëshmi se si mund të eskalojë situata në rajon./ rel
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet













