Lajme
BE pëson rënie të importeve nga Britania për shkak të Brexit-it
Importet e Bashkimit Evropian nga Britania e Madhe ranë me 18 për qind në gjysmën e parë të vitit, pas marrëveshjes tregtare postBrexit dhe aplikimit të saj më 1 janar, sipas statistikave zyrtare evropiane
Sipas Eurostat, eksportet britanike në BE, në vlerë, ranë 18,2 për qind në gjashtë muajt e parë të vitit, të krahasuara me të njëjtën periudhë të vitit 2020, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Shifrat që janë në kontrast me performancën e zbuluar nga Byroja Kombëtare e Statistikave, që tha se eksportet e mallrave në BE, duke përjashtuar metalet e çmuara, kishin qenë më të larta në maj dhe qershor, sesa niveli i tyre para Brexit.
Administratat evropiane dhe britanike përdorin metodologji të ndryshme për të matur tregtinë ndërkufitare, të cilat mund të çojnë në vlerësime divergjente.
Anasjelltas, eksportet e BE-së në BM u rritën 5,5 për qind nga viti në vit në gjysmën e parë të vitit, sipas Eurostat.
Në përgjithësi, statistikat e Eurostat tregojnë një rritje prej 22,3 për qind të eksporteve evropiane në qershor gjatë një viti, në 188,3 miliardë euro.
Në të njëjtën kohë, importet e BE-së u rritën 29,6 për qind, në 173,5 miliardë euro.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











