Kosova
BE-ja po tregohet e padrejtë me Kosovën
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, me të cilët ka diskutuar agjendën evropiane të Kosovës.
Pas takimit, Veseli ka thënë se Bashkimi Evropian është duke u treguar i padrejtë në raport me Kosovën.
“BE-ja është treguar e padrejtë me Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. I kemi plotësuar të gjitha kriteret, prandaj qytetarëve tanë duhet t’iu mundësohet sa më parë lëvizja e lirë në Zonën Shengen”, ka shkruar Veseli në një postim në Facebook.
Kryeparlamentari Veseli ka thënë edhe se sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Kosova mbetet e përkushtuar për një marrëveshje finale me Serbinë, e cila sipas tij, duhet të rezultojë me njohje reciproke, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë për shkak se autoritetet serbe kanë refuzuar vazhdimin e bisedimeve pa heqjen e taksës prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës ka vendosur në importetet e Serbisë dhe Bosnjës.
Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur disa herë se mospezullimi taksës së vënë në importet e Serbisë dhe Bosnjës përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











