Lajme
BE-ja qorton Vuçiqin për afërsi me Putinin
Deputetja e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, deklaroi se nuk është diçka e mirë fakti që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, po mban anën e homologut rus, Vladimir Putin.
Në një intervistë për “N1”, Cramon u shpreh se Serbia po qëndron në anën e gabuar të historisë, teksa shtoi se ka pasur një bisedë me Vuçiç, temë e së cilës ka qenë edhe marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë.
“Sigurisht që kemi biseduar për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, marrëdhëniet shumë të ngushta, nëse shikohen historikisht dhe për shkak të kësaj populli serb ndihet afër Rusisë, për shkak të trashëgimisë historike”, tha von Cramon.
Ajo nënvizoi se Serbia duhet të ulë varësinë nga gazi rus, megjithatë sipas saj, i takon qeverisë serbe që të vendosë në lidhje me këtë çështje.
Ndër të tjera, von Cramon theksoi Serbia nuk duhet të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës dhe se Beogradi zyrtar do ta ketë të vështirë të hyjë në Bashkimin Europian.
“Ne duhet të sigurohemi që edhe Kosova të marrë vendin e saj. Nuk është në interesin tonë që Serbia të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës. Unë do të doja që Kosova të ishte në të njëjtin nivel me Serbinë brenda BE-së. Në fund, mendoj se kjo është edhe në interesin e popullit serb, sepse pa zgjidhjen e kësaj çështjeje do të jetë vështirë për Serbinë që të integrohet në BE”, tha Von Cramon.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë










