Kosova
BE: Rusia po përpiqet të pengojë dialogun Kosovë-Serbi
Moska po tenton të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor, paralajmëroi një zyrtar i lartë i BE-së, sipas të cilit, kjo është arsyeja përse po insistohet kaq shumë tani për një normalizim të shpejtë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Brukseli duket mendon se në këtë mënyrë do të reduktohet ndjeshëm hapësira e Moskës në destabilizim. Zyrtari, që foli në kushte anonimiteti, u shpreh madje se ka pasur tentative të Rusisë për të penguar arritjen e marrëveshje për zbatimin e propozimit europian për normalizimin e raporteve.
“Ky është një propozim europian i mbështetur nga të 27 vendet anëtare. Rusia ka bërë disa reagime, përmes ambasadorit në Beograd, duke kërkuar që të mos pranohet propozimi dhe që kjo të shtyhet derisa të mos krijohet ‘një rend i ri botëror’. Këtë e shohim si kërcënim ndaj presidentit Vuçiq që të mos e pranojë propozimin. Deri më tash nuk kemi parë se ka pasur ndikim te Vuçiçi, por ka pasur te një pjesë e opozitës në Serbi”, tha zyrtari.
Këto komente vijnë vetëm pak ditë përpara takimit të 27 shkurtit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, boshtin e të cilit do ta përbëjë pikërisht pranimi i propozimit europian dhe diskutimet mbi implementimin e marrëveshjes.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor Më shumë staf nga Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare do të vendoset për kontrollin... -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara











