Lajme
BE: Ka rrezik për trafikim të fëmijëve ukrainas
Komisionerja e Bashkimit Evropian për migracionin paralajmëroi të hënën se fëmijët ukrainas ka rrezik të trafikohen.
Ylva Johansson tha në një konferencë shtypi në Estoni se rreth gjysma e 3.3 milionë ukrainasve që kishin ikur në vendet e BE-së që nga fillimi i luftës ishin fëmijë.
Ukraina ka një numër të madh jetimësh dhe fëmijësh të lindur nga nëna surrogate që nuk ishin marrë nga prindërit e tyre. Kjo rrit rrezikun që ata të rrëmbehen ose të bëhen viktima të birësimeve të detyruara, tha ajo.
“Ekziston një rrezik i madh që fëmijët të trafikohen”, tha ajo.
Deri më tani ka pasur shumë pak fëmijë të pashoqëruar të raportuar në kufijtë e BE-së, tha ajo, dhe disa raportime për trafikim, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026















