Lajme
BE shqyrton vendosjen e sanksioneve për arin rus
Ari është në listën e aseteve që mund të targetohen në një raund të mundshëm të sanksioneve në të ardhmen.
Liderët e Bashkimit Europian synojnë të vazhdojnë presionin e tyre mbi Rusinë në samitin e kësaj jave, duke u angazhuar për të punuar më shumë rreth sanksioneve, sipas një draft dokumenti.
BE-ja ka miratuar gjashtë paketa sanksionesh kundër Rusisë dhe Bjellorusisë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Moska më 24 shkurt, por disa sektorë, duke përfshirë gazin, mbeten ende të paprekur pasi qeveritë e BE-së po shmangin masat që mund të dëmtojnë më shumë ekonomitë e tyre, sesa atë të Rusisë.
“Puna do të vazhdojë për sanksionet, duke përfshirë forcimin e zbatimit të tyre dhe parandalimin e hapësirave për t’i anashkaluar ato,” do të thonë liderët e BE-së në fund të samitit të tyre më 23-24 qershor, sipas versionit më të fundit të projekt-konkluzioneve të tyre të datës 20 qershor.
Teksti është një kompromis midis vendeve nordike dhe lindore, të cilat nxitën qartësisht një paketë të shtatë në deklaratën e samitit, dhe vendeve të tjera si Gjermania dhe Belgjika, që duan të fokusohen në zbatimin e masave ekzistuese në vend që të shtojnë menjëherë më shumë sanksione.
Megjithëse nuk ka ende një paketë të re që po përgatitet, puna vazhdon për të identifikuar sektorët që mund të goditen, thanë zyrtarët.
Ari
Ari është një nga objektivat e mundshëm në të ardhmen, sipas zyrtarëve të BE-së.
Ari është një aset thelbësor për Bankën Qendrore të Rusisë, e cila është përballur me kufizime për të aksesuar disa prej aseteve të saj që mbahen jashtë vendit, si rrjedhojë e sanksioneve të Perëndimit.
Në një takim me dyer të mbyllura të zyrtarëve të BE-së javën e kaluar, Danimarka sugjeroi se sanksionet e ardhshme mund të përfshijnë arin, sipas një zëdhënësi të ambasadorit danez në BE.
Komisioni Europian po punon për të shtuar arin në një raund tjetër të sanksioneve, megjithëse nuk është ende e qartë nëse kjo masë mund të ndalojë eksportet në Rusi, importet nga Rusia apo të dyja bashkë.
Liderët e BE-së gjithashtu do të dakordësohen për të përshpejtuar planet për financimin e rindërtimit të Ukrainës dhe do të marrin parasysh fondet e reja të emergjencës që shkojnë deri në 9 miliardë euro, të cilat do të paraqiten nga Komisioni së shpejti, thuhet në draft dokument.
Liderët e BE-së janë gjithashtu të vendosur që të ofrojnë një mbështetje të re ushtarake për Ukrainën, tregoi dokumenti. Zyrtarët thanë se kjo mund të arrijë në të paktën 0.5 miliardë euro të tjera, përveç 2 miliardë eurove të miratuara tashmë./ Reuters
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë









