Kosova
BE thërret Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel
Bashkimi Evropian (BE) pas rrëmbimit të tre policëve nga Serbia, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos bëjnë asnjë veprim që mund të nxisë më tej situatën tashmë shumë të tensionuar.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka përsëritur thirrjen për Kosovën dhe Serbinë që të ulin tensionin urgjentisht.
“Jemi në dijeni për arrestimin e policëve të Kosovës nga autoritetet serbe. Jemi në kontakt me të dyja palët dhe me KFOR-in për të zbuluar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Pra, kjo është ajo që është shumë e rëndësishme të kemi në tavolinë, sqarimi i asaj që ndodhi dhe si ndodhi, dhe deri atëherë, ne po u bëjmë thirrje të dyja palëve të mos bëjnë asgjë, asnjë veprim apo reagim që mund të nxisë më tej situatën tashmë shumë të tensionuar, dhe përsërisim thirrjen tonë për të dyja palët për të ulur tensionin shpejt, urgjentisht dhe në mënyrë kuptimplotë”, tha ai.
“Gjithmonë në kontaktet e përfaqësuesve më të lartë, homologët e tij në këtë kontekst specifik, janë liderët nga të dyja palët, domethënë kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq”, ka thënë ai. /Kp
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












