Lajme
BE u rekomandon shteteve rikthimin e kufizimeve të udhëtimit
Bashkimi Evropian vendosi sot të forcojë kufijtë e tij për udhëtarët nga SHBA-ja, Izraeli, Kosova, Libani, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, për shkak të përkeqësimit të situatës së COVID-19 në këto vende.
Gjashtë shtetet kishin qenë më parë ndër vendet e pakta që konsideroheshin mjaft të sigurta për t’u kursyer nga kërkesat më të vështira të karantinës dhe testimit për udhëtime jothelbësore.
“Por, pas një marrëveshjeje midis 27 shteteve anëtare të BE-së, vendet e treta të përfshira janë hequr nga ajo listë”, sipas një deklarate për shtyp, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Sidoqoftë, i mbetet secilit shtet anëtar të vendosë saktësisht se çfarë kufizimesh të vendosë për udhëtarët.
Gjithashtu, është e paqartë se kur saktësisht do të zbatohen masat e reja.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit Përballë mungesës së personelit të kualifikuar, Parlamenti i Zvicrës ka miratuar rikthimin në shërbim të ish-ushtarëve.... -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë”










