Kosova
BE: Veprimet e fundit mund të kenë ndikim negativ në heqjen e masave ndaj Kosovës
Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës mund të kenë ndikim negativ në heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.
Stano në konferencë për media të martën ka thënë se veprimet ishin të pakoordinuara dhe të njëanshme dhe ishte shkelje e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
“Në këtë fazë BE-ja e ka thënë qartë se çfarë pret nga administrata e Kurtit, të rishqyrtojë vendimin dhe të adresojë këtë çështje në kuadër të dialogut e të vijë me një propozim që do të marr në konsideratë ndikimet e mundshme negative të vendimit për njerëzit në veri…Fakti që Kosovës i janë vendosur masa nga BE-ja vitin e kaluar është reflektim i hapave që çuan te përshkallëzimi. Ta ne po shohim më tepër hapa të njëanshëm e më tepër hapa të pakoordinuar. Nuk është kjo deeskalim. Kjo çon në përshkallëzim të mëtutjeshëm. E mendoj se kjo duhet të kuptohet qartë nga ata që marrin vendime në Prishtinë”, ka thënë Stano.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












