Lajme
‘Bebe’ e Era Istrefit, aktualisht kënga më e dëgjuar në Zvicër
Kjo këngë tani është bërë virale në gjithë botën, veçmas në Tik tok”.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, bëri rikthimin fuqishëm në muzikë dhe po pëlqehet në masë të madhe edhe ndërkombëtarisht, shkruan albinfo.ch.
Ajo solli këngën e re dy javë më parë, të quajtur “Bebe”, të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Ky projekt i artistes u prit mirë dhe për kaq kohë të shkurtër kaloi shifrën e gjashtë milionë klikimeve në platformën YouTube.
Veç kësaj, kjo këngë ritmike u bë virale dhe po qëndron në vend të parë në top listat në Zvicër.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të shpërndarë nga 27-vjeçarja në InstaStory.

Kënga është bërë virale në Tik tok në gjithë botën.
Duhet theksuar se “Bebe” është projekti i parë i Istrefit, i lansuar nën menaxhimin e LEAF Management. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Festa e Byrekut” bashkon qindra shqiptarë në Çikago për të tretin vit radhazi Festivali veror i komunitetit shqiptar në Illinois shënoi një tjetër organizim të suksesshëm, duke mbledhur bashkatdhetarë... -
Nga ChatGPT te startupi miliardësh: Mira Murati prezanton vizionin e ri -
Belgjikë
Shqiptarja në Bruksel, Denajda Bajraktari, publikohet në revistën prestigjioze juridike belge ‘DAOR’ -
Suedi
Shqiptari nga Kosova kurorëzon suksesin akademik, fiton titullin “Doktor Shkence” në Suedi -
Pesënjakët shqiptarë festojnë 19 vjetorin në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva mbetet qyteti me trafikun më të rënduar në Zvicër Gjeneva vazhdon të kryesojë listën e qyteteve zvicerane me problemet më të mëdha në trafik, sipas... -
Sulmi në Winterthur: Prokurori Federal supozon motiv terrorist -
Dështim i ri i IT-së në Agjencitë e Punësimit -
NFA: Kantoni i Zugut do të paguajë më së shumti edhe në vitin 2027 -
Kundër shtimit të dyqaneve të hapura të dielave












