Bota
Befasohet vozitësi i Opel Astra, i vjen dënimi se ka vozitur 700 km/h
Një banues i Hensies, më zonën kufitare franko-belge, nuk do të kishte dashur të pranonte më kurrë letra me dënime të tilla.
Ai nuk u ka besuar syve të tij kur e ka vërejtur se e kishte arritur shpejtësinë në Quiévrain, prej 696 km/h, që do të thotë me një shpejtësi prej 193 metrash në sekondë, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch.
Ai menjëherë e ka kuptuar se bëhet fjalë për ndonjë keqinterpretim, pasi me veturën e tij të llojit “Opel Astra” ka qenë e pamundur të tejkalojë shpejtësinë prej 654 km/h, duke llogaritur edhe shpejtësinë e lejuar prej 50 km/h.
«Djali im ka vozitur në kufirin e normales, më së shumti 60 km/h», ka pohuar nëna e vozitësit për të përditshmen franceze “La Province”.
Vozitësi e ka paraqitur rastin në stacionin policor dhe tani pret dënimin e ri, por pak “më të arsyeshëm”.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













