Kosova
Behgjet Pacolli jep dorëheqje nga posti i kryetarit të AKR-së
Bëhet e ditur se Behgjet Pacolli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, përcjell albinfo.ch.
Këtë e ka konfirmuar edhe ish-sekretari i partisë, Vesel Makolli.
Ai ka thënë se për shkak të angazhimeve të Pacollit, ai ka ofruar dorëheqjen, madje e kishte kërkuar qysh nga viti 2022.
“Qysh në kuvendin e fundit kur e kemi pasur në vitin 2022, presidenti Behgjet Pacolli ka kërkuar me u tërheq”, ka thënë Makolli.
“Kjo ka të bëjë me punët e tij, pasi ai nuk qëndron shumë në Kosovë, po ashtu edhe aspekti shëndetësor, pasi nuk ka arritur të marrë pjesë edhe në mbledhjet e fundit”, shprehet për telegrafin.
Makolli shtoi po ashtu se ai do të jetë si ushtrues-detyre në krye të AKR-së.
“Dokumenti i dorëheqjes tashmë është dërguar në Komisionin Qendror Zgjedhor, ndërsa unë do të jem ushtrues-detyre i presidentit, pasi ne kryetarit i themi president”, përfundoi Makolli.
E-Diaspora
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator











