Sport
Behrami megjithatë jashtë olimpiadës
Mesfushori kosovar thuhet se është ndaluar nga klubi Fiorentina për të marrë pjesë në olimpiadë
Pierluigi Tami ka bërë publike të martën skuadrën zvicerane për Lojërat Olimpike Londra 2012. Për Granit Xhaken, ai tha se jo të gjitha detajet janë sqaruar, por po bën përpjekje për ta siguruar mesfushorin shqiptar. Megjithëse trajneri, Lucien Favre i kishte dhënë atij dritën e gjelbër, Gladbachu duket të mos jetë i pajtimit.Bllokada vjen edhe nga Fiorentina, klubi i Valon Behrami. Ai ishte nominuar si një nga tre senioret për këtë ngjarje olimpike nga Zvicra. Por, Fiorentina dëshiron ta pengojë Behramin për të shkuar në olimpiadë, raporton “La Nazione”.
“Do ta dëshironin që ta kishin gjatë stërvitjeve, për shkak të planeve të trajnetit Vincenzo Montella”, shkruan “La Nazione”.
Përveç kësaj, ka pasur edhe disa thashetheme ditëve të fundit për të ardhmen e 27-vjeçarit. Diskutimet për vazhdimin e kontratës deri në fund të 2014 janë anuluar. Megjithatë interesimi për të nuk mungon. AS Roma, Inter Milano, Napoli dhe Borussia Moenchengladbach tashmë janë përmendur në lidhje me Behramin.
E-Diaspora
-
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix Aktorja shqiptare që jeton në Kanada, Lyra Xhoci, shfaqet në serialin “Ripple”, i publikuar më 3... -
Mësuesi nga Zvicra, Vaxhid Sejdiu, nderohet me “Shqiponjën e Artë” në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Vritet një shqiptar në Suedi -
Konjufca i kërkon Shqipërisë ta bashkëorganizojnë me Kosovën Samitin e Diasporës -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra jep me shumë kujdes vizat humanitare për të ikur nga Gaza Zvicra po vazhdon të lëshojë vizat humanitare në mënyrë të kufizuar për personat që kërkojnë të... -
BE shtrëngon rregullat për importin e çelikut, preket edhe Zvicra -
Sistemi i sigurimeve ka ndikim të kufizuar në rritjen e kostove shëndetësore -
Gjeneva vendos “frena” për Airbnb: Masa të reja për të mbrojtur banesat -
Pse qeveria zvicerane nuk po ndërhyn për çmimet e larta të karburantit?










