Futboll
Behrami: Mitrovica më kujton jetën e vërtetë, Petkovic nuk vendosi vetë
Me temperamentin e tij të vendosur, Valon Behrami (33) meriton me plot të drejtë të jetë kapiten i Udineze, por ajo që habit akoma është përjashtimi i tij nga kombëtarja zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë me DAZN, 33 vjeçari nga Mitrovica shprehet: “Fillimi në Kombëtaren helvete ishte i vështirë, pasi ne nuk njihnim gjuhën. Por më pas ne u integruam dhe kultura e tyre u bë edhe kultura ime. Unë jam i zhgënjyer, që në shumë momente kur ne humbnim, bëhesha papritur shqiptar, kurse ishim të gjithë zviceranë, nëse ti fitoje. Ka disa sende të vogla që më lënduan, por unë nuk ndjej gjëra negative për një vend i cili më ka dhënë gjthçka si burrë dhe në futboll.”
Rreth përjashtimit të tij nga ‘NATI’ ai shtoi se ky nuk “ishte vendim i trajnerit Vladimir Petkovic” dhe gjithçka do ishte në rregull sikur sqarimi të bëhej prej në fillim dhe jo tre javë pas pushimeve të KB 2018.
Si person që ka ndihmuar më tepër se çdonjëri gjatë fillimeve të karrierës së tij si futbollist, Behrami përmend këshillat e mbrojtësit italian Napolis Paolo Cannavaro.
Në fund Valon Behrami ka përmendur edhe vendlindjen e tij Mitrovicë, vendin ku ura e Ibrit ndan serbët dhe shqiptarët.
“Unë kam lindur atje (Mitrovicë-SHP: Fitim Dika), mendoj çdoherë për të gjithë, se çfarë duheshin të mbajnë mbi supe të afërmit e mi. Ata kanë plagët e vërteta. Kur në lëndohemi, pas një kohe përsëri rikuperohemi dhe luajme futboll. Megjithatë kur unë vizitoj të afërmit e mi, në sytë e tyre shoh diçka që kam përjetuar dhe nuk mund ta harroj. Kur ti si fëmijë ose adoleshent duhet të vraposh maleve nëpër natë, ose kur ti dëgjon një granatë dhe nuk e din ku ajo ka rënë, është e patjetërsueshme se jeta tëndë ka ndryshuar. Kjo çfarë ka ndodhur në vendlindjen time më kujton çdoherë jetën e vërtetë.”
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













