Sport

Behrami në Twitter: Zvicra dhe Napoli, fanellat më të rëndësishme që kam veshur

Mesfushori shqiptar u është përgjigjur tifozëve në Twitter, duke prekur edhe tema të nxehtë, si ku ka kaluar kohën më të mirë, kush do të fitojë titullin në Itali, goli më i bukur e kështu me radhë, shkruan albinfo.ch.

Ai është shprehur i kënaqur me formën që po kalon skuadra e tij, që ka pesë fitore radhazi.

“Sigurisht se Napoli mund të fitojë titullin”, ka thënë Behrami në pyetjen se a munden napolitanët të fitojnë titullin.

Behrami ka treguar edhe fanellat më të rëndësishme që i veshur. “E Zvicrës dhe Napolit”.

Ai ka lavdëruar edhe trajnerin Walter Mazzarrin me të cilin ka punuar në Napoli dhe Watford.

Ndërkohë, goli më i bukur ishte padyshim në derbin Lazio-Roma 3:2, që u vendos nga shqiptari në minutat shtesë.