Integrimi
Bëhu edhe ti pjesë e Albanian Engineering of Switzerland
“Albanian Engineering of Switzerland” është asociacion profesional i inxhinierëve, arkitektëve dhe i gjithë spektrit të shkencave teknike, i cili është krijuar gjatë vitit 2011 në Universitetin Politeknik EPFL në Lozanë të Zvicrës. Tani, kjo shoqatë numëron mbi 100 anëtarë me nivel akademik dhe është prezente edhe në Zvicrën gjermanofolëse.
Duke marrë parasysh nivelin e zhvillimit të profesioneve teknike në universitet e Zvicrës si dhe nevojën e zhvillimit ekonomik, teknologjik dhe social të vendeve tona, “Albanian Engineering of Switzerland” promovon shkencat, artet dhe praktikat nga disiplinat e llojllojshme të inxhinierisë dhe arkitekturës. Duke ndihmuar në krijimin e lidhjeve akademike, shkencore dhe profesionale në mes të Universiteteve dhe gjithë spektrit profesional në mes vendeve tona reciproke.
Gjatë marsit të këtij viti, “Albanian Engineering of Switzerland” është ftuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës duke nënshkruar një Memorandum të Mirëkuptimit me Ministrinë e Ekonomisë, kështu duke u hapur rrugë ndërmarrjeve publike si dhe institucioneve shtetërore të bashkëpunojnë me AES-in në këta sektorë:
– Energji të ripërtrishme
– Trajnim dhe aftësim profesional Dual (modeli helvetik)
– Sektorin e minierave
– Energji dhe riciklim të mbeturinave
– Infrastrukturën energjetike (rrjetet termike)
– Transportin hekurudhor.
Kështu është hapur mundësia edhe për sektorët ku ju veproni dhe në të cilat mundeni edhe Ju, me përvojën tuaj të lartë profesionale të kontribuoni.
Përvoja dhe integriteti juaj profesional për vendet tona është shumë i dobishëm dhe i rëndësishëm. Kështu ju plotësoni të gjitha kriteret për t’u bërë pjesë e AES-it, pjesë e një shoqate me njerëz shumë profesionalë dhe me një kulturë pune dhe veprimi të nivelit zviceran.
Mos hezito, por bëhu pjesë e “Albanian Engineering of Switzerland” dhe pjesë e projekteve të vendit tonë, duke u krenuar të gjithë me TY.
Për ta konfirmuar anëtarësinë tuaj, ju lutemi na kontaktoni në: [email protected] ose në www.a-e-s.ch .
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













