Integrimi
Bekim Alimi, i sulmuar nga kritikja e islamit dhe i mbrojtur nga shefi për siguri i St. Gallenit
Saida Keller Messahli ngul këmbë se “shumica e xhamive të Zvicrës lindore janë radikale”. Në krye të këtyre (17) xhamive është imami Bekim Alimi. Ndërkaq shefi për siguri në Kantonin St. Gallen mbron Alimin dhe kritikon zonjën Messahli
Të enjten që vjen, Asambleja e qytetit Wil të Kantonit St. Gallen pritet të vendosë për ose kundër dhënies së pasaportës zvicerane imamit shqiptar Bekim Alimi. Përveç si imam, Alimi njihet edhe si kryetar i organizatës Digo, e cila bashkon shoqatat islame ose xhamitë në Zvicrën lindore.
Pasaporta atij i qe mohuar muaj më parë pasi që një ish asamblist kishte shprehur rezerva rreth personalitetit të tij, shkruan albinfo.ch. Ai kishte pretenduar se imami si bartës i funksioneve të përmendura nuk ishte shembull i mirë për integrim në shoqërinë zvicerane, duke e identifikuar si njeri mbi të cilin rëndojnë dyshime për radikalizëm fetar.
Ndërkohë që familjarët e tij e patën marrë ënshtetësinë dhe pasaportën e Zvicrës, për Alimin pati mbetur që të vendoste Asamblea Komunale e Wilit.
Pak kohë para se të merret ky vendim, mediat, sidomos ato të Zvicrës lindore, kanë shkruar në mënyrë të përsëritur rreth rastit. Fillimisht, një asambliste e Wilit (nga GLP) i kishte shtruar atij një katalog me 12 pyetje, duke aluduar në rolin e dyfishtë të imamit.
Në përpilimin e këtyre pyetjeve ajo, siç kishte pranuar vetë, kishte pasur ndihmën edhe të kritikes së njohur të islamit Saida Keller Messahli. Një filozof i njohur zviceran ishte përfshirë në debat, duke quajtur absurde dhe tendencioze mënyrën e pyetjeve të bëra, transmeton albinfo.ch. Vetë Alimi po ashtu u ishte përgjigjur pyetjeve në fjalë duke theksuar megjithatë se një mënyrë e tillë e shtrimit të pyetjeve ishte provokuese dhe poshtëruese për të.
Ndërkaq dje, në gazetën “Ostschweiz am Sonntag” Saida Keller Messahli ka dhënë një intervistë në të cilën ngul këmbë se “shumica e xhamive të Zvicrës lindore janë radikale”. Në krye të këtyre (17) xhamive është imami Bekim Alimi. E pyetur nga gazeta për argumentet lidhur me radikalizmin e Alimit dhe të xhamive “të tij”, ajo këmbëngul se një pohim i tillë qëndron, duke përmendur veç tjerash paraqitjen në njërën nga këto xhami, të ish deputetit të kontestuar kosovar, Gëzim Kelmendi.
Ndërsa e ballafaquar me konstatimin e gazetarit se autoritetet e sigurisë në kanton nuk kanë asnjë vërejtje lidhur me imamin shqiptar nga aspekti i sigurisë, ajo thotë se ai personalisht nuk përbën rrezik direkt të sigurisë, transmeton albinfo.ch. Por, ai, duke lejuar predikues radikalë që të prezantohen në xhamitë që i udhëheq, luan vetvetiu një rol negativ.
Po ashtu sipas Messahli, imami Bekim Alimi paraqitet publikisht si imam i moderuar ndërkohë që nuk distancohet nga predikuesit radikalë e salafistë.
Por Alimi i përgjigjet kritikes së tij në një prononcim për gazetën Tagblatt, duke i quajtur akuzat e saj paushalle e të pambështetura në fakte.
Njësoj, paushalle dhe të paargumentuara i cilëson akuzat e përmendura edhe drejtori për siguri në ekzekutivin e Kantonit St. Gallen, Fredy Fässler, nga SP. Për më tepër ai thotë: “po më forcohet përshtypja se është ajo (Messahli) që është radikalizuar”.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











