Lajme
Belgjika fut 9 kantone zvicerane në “Zonën e portokalltë”
Niveli paralajmërues, "i portokalltë" vlen për kantonet në vijim: Basel-Stadt, Gjenevë, Glarus, Lucern, Vaud, Schaffhausen, Schwyz, Zug dhe Cyrih
Belgjika po ua ndryshon vendin kantoneve zvicerane në listën e saj të vendeve të rrezikut për koronavirus. Në parim, udhëtimeve në Zvicër u jepet drita e gjelbër, por që nga e premtja nëntë kantone kanë hyrë në listën e rrezikut.
Niveli paralajmërues “i portokalltë” vlen për kantonet në vijim: Basel-Stadt, Gjenevë, Glarus, Lucern, Vaud, Schaffhausen, Schwyz, Zug dhe Cyrih, përcjell albinfo.ch. Të gjitha këto kantone paraqiten në listën përkatëse të Ministrisë së Punëve të Jashtme belge.
“Vigjilencë e shtuar” vlen për nëntë kantonet – ndërsa karantina ose një test për koronavirus rekomandohen me rastin e kthimit, por nuk janë të detyrueshme.
Kantoni i Gjenevës është një nga “fituesit” e zhvillimit të fundit. Javën e kaluar, kantoni ishte në listën ” e kuqe” – udhëtimi për atje ishte i ndaluar, të kthyerit duhej të futeshin në karantinë. Por Gjeneva tani është hequr nga lista e kuqe dhe është vendosur në listën e portokallit, sikur tetë kantone tjera.
Kantoni i Graubündenit gjithashtu mund të marrë frymë më lirisht, transmeton albinfo.ch. Më parë ai ndodhej në listën e “portokallt” ndërsa tani është hequr plotësisht nga lista.
Graubündeni është një destinacion i popullarizuar i pushuesve belgë në muajt e verës. Vitin e kaluar turistët belgë kanë realizuar 62.000 bujtje gjatë muajve të verës në Graubünden.
E-Diaspora
-
Mbështetës të Albin Kurtit nga Zvicra mbërrijnë në Prishtinë për zgjedhjet e 7 qershorit Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ardhja e tyre u shoqërua me brohoritje dhe pankarta... -
Gjermani
Bashkatdhetarët në Stuttgart po ushtrojnë të drejtën e votës -
Interesim i madh për votimin në Ambasadën e Kosovës në Vjenë -
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Spanjë
Punimi i Eros Halilit pranohet në Kongresin Evropian të Fizikës Mjekësore në Spanjë
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025















