Lajme
Belgjika ul TVSH-në për energjinë
Qeveria belge vendosi që nga 1 marsi deri më 1 korrik të ulë TVSH për energjinë elektrike nga 21% në 6%, dhe t’u jap një çek 100 euro qytetarëve.
Çmimet evropiane të gazit dhe energjisë janë rritur këtë vit pasi ekonomitë po rimëkëmben nga ndikimi i pandemisë COVID, duke çuar në rritjen e faturave dhe çmimin e shumë mallrave.
“Është një situatë e vështirë, qeveria ka treguar se mund të marrë masa të balancuara që u përgjigjen realiteteve në terren”, tha kryeministri Alexander De Croo në një konferencë për mediat.
Shumica e 27 vendeve të Bashkimit Evropian kanë marrë masa për të mbrojtur konsumatorët nga çmimet e larta të energjisë.
Greqia zgjati deri në janar lehtësimin financiar për të ndihmuar familjet dhe bizneset. Në shtator, Athina ofroi një subvencion të faturës së energjisë elektrike prej 9 euro në muaj për 300 orët e para të konsumuara. Deri në dhjetor kjo shifër u rrit në 50 euro.
Qeveria shtoi një grant për familjet me të ardhura të ulëta për t’i ndihmuar ata të blejnë gaz apo naftë për ngrohje gjatë dimrit.
Bullgaria ngriu çmimet e ngrohjes dhe energjisë elektrike deri në fund të marsit, Spanja dhe Franca kufizuan rritjen e faturave të energjisë, ndërsa vendet të tjera, duke përfshirë Suedinë, kanë ofruar kompensim për familjet e prekura më shumë./Euronews
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?














