Muzikë
“Pablo Infernal” me Altin Asllanin publikoi albumin e tretë, “Mount Angeles”
Katërshja nga Zürichu me prejardhje shqiptare, zvicerane, italiane e braziliane presin që të rrëmbejnë zemrat e adhuruesve të zhanrit të rokut para së gjithash
“Pablo Infernal” është një bend tashmë i njohur roku nga Cyrihu. Pos faktit se frontmen i tij është Altin Asllani, me prejardhje nga Kosova Lindore, këtë grup e karakterizon guximi për të qenë sa më origjinal dhe për të mos ju nënshtruar trendeve të modës.
Kështu është edhe me albumin më të ri, të tretë të bendit, të titulluar «Mount Angeles».
Albumi i tyre i parë «Lightning Love» që u publikua më 2016 pati një sukses të madh në Zvicër. Ndër të tjera ai u vlerësua nga radioja zvicerane SRF 3 si rok albumi më i mirë i vitit. Kënga e tyre në këtë album «House of Gypsies» u vlerësua ndërkaq si një nga 40 këngët më të mira rok të të gjitha kohërave në Zvicër.
Albumi i tyre i dytë «Monologues» i publikuar më 2018, pati gjithashtu një sukses të mirë edhe jashtë Zvicrës. Njëra pjesë e këtij albumi është konceptuar si një tragjedi antike kurse pjesa tjetër i referohet më shumë albumit të parë ku ka një radhitje të kompozimeve të grupit. Në tërësi edhe ky album u prit me vlerësime të mira nga kritika në Zvicër e jashtë saj.
Albumi i tretë që është publikuar sot, është incizuar në një bujtinë në Engelberg të Zvicrës. Nëse emrin e këtij qyteti malor të Zvicrës do ta përkthenim në shqip do i binte „Kodra e engjëjve“, shkrua albinfo.ch. E kuptueshme që nga këtu rrjedh edhe titulli i albumit «Mount Angeles».
Pritjet e djelmoshave janë të mëdha. Katërshja nga Zürichu me prejardhje shqiptare, zvicerane, italiane e braziliane presin që të rrëmbejnë zemrat e adhuruesve të zhanrit të rokut para së gjithash.
Baza e muzikës që e kultivon Pablo Infernal është roku i zhvilluar në vitet e lindjes së tij si zhanër. Pablo Infernal ndërkaq e kanë zhvilluar më tej këtë dhe ata e definojnë si «High Energy Rock & Roll», shkruan albinfo.ch. Pra ata i kanë hedhur një shije moderne rokut duke i dhënë energji të re e duke e vendosur në kohën e sotme që të mundësojë «udhëtimin të pandërprerë në kohë». Kjo ndjehet edhe në albumin e tyre të fundit.
Ata pra janë të inspiruar nga legjendat e mëdha të rokut dhe mund të thuhet se e kanë të qartë se ku gjendet «nektari» i muzikës së tyre. Duke i qëndruar besnik zhanrit që e kultivojnë, kanë radhitur njëmbëdhjetë këngë në «kodrën e engjëjve». Disa prej këngëve janë me ritëm të shpejtë, (Please release me), disa me ritëm të ngadalshëm (Sunshine) e disa janë të kompozuara si rok progresiv ku brenda vetes kanë më shumë „prush“ se „flakë“.
Katërshja e përbërë nga frontmeni Altin Asllani (Vokalist dhe kitarist) Flavio Scano (Kitarist dhe mbështetës i vokalit), Fabio Schöni (Baskitarë dhe mbështetës i vokalit) si dhe nga Jan Jossi (Baterist) ia kanë besuar përgatitjen e albumit profesionistëve me emër. Producent i Albumit është Philip Harrison i cili ka qenë producent edhe në albumet e mëparshme. Miksimi ndërkaq është bërë nga producenti i njohur Chris Lord-Alge (Los Angeles, SHBA) i cili është fitues i pesëfishtë i „Grammy Awards” për miksimin e albumeve të yjeve të muzikës botërore. Ndërkaq dora e fundit këtij albumi i është dhënë nga Bill Skibbe i studios së njohur të Jack White „Third man records” (Detroit, SHBA).
Kur krejt kësaj ia shtojmë edhe punimin grafik të artistes Arbnore Toska dhe i përgatitur për shtyp nga Mister Butler, albumi merr edhe pamje të bukur, duke prezantuar katër engjëj që dalin nga dritaret e një shtëpie.
Albumi tashmë mund të dëgjohet në të gjitha platformat streaming si Spotify, Apple Music, Youtube etj. si dhe mund të porositet online si cd apo edhe si pllakë gramafoni.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar Deri më tani kanë aplikuar për regjistrim 63 mijë e 997 nga diaspora për zgjedhjet e... -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve Një studim i porositur nga SEM ka zbuluar se autoritetet përgjegjëse nuk e verifikojnë sistematikisht vërtetësinë... -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35
















