Integrimi
Bendrit Bajra tregon si udhëtojnë shqiptarët dhe zviceranët në aeroplan
Bendrit Bajra është komiku i ri më i njohur në Zvicër. Përmes ironizimit me lansimin e videove të shkurtra të fenomeneve të ndryshme mes zviceranëve dhe komunitete të tjera, Bendriti është bërë një nga personazhet më të dashur në Zvicër.
Së fundmi ai ka publikuar një klip me katër pjesë, ku tregon se si bëhet një fluturim me “Edelweiss” mes një zvicerani dhe një të huaj.
“Edelweiss” fluturon më së shumti gjatë javës për në Prishtinë, Shkup dhe anasjelltas, ndërsa siç duket ironizimi këtë herë ka të bëjë me komunitetin shqiptar, shkruan persoenlich.ch.
Dallimet mes një zvicerani dhe një të huaji gjatë fluturimit me “Edelweiss” Bajra e ilustron që nga vendosja e bagazheve në aeroplan e deri te zbritja e sigurt, njofton albinfo.ch.
Video e cila është shpërndarë në faqet e Bendritit dhe të “Edelweiss”, sipas producentëve “Scholz & Friends”, për një kohë të shkurtë ka marrë më shumë se 400 mijë klikime dhe mbi 1 mijë mesazhe.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













