Lajme
Beogradi me targa të reja edhe për Kosovën
Beogradi zyrtar tashmë ka lëshuar në qarkullim tabela me kodin ndërkombëtar të Serbisë (SRB) edhe për shtatë rajonet e Kosovës, tabela këto që nuk kanë pësuar ndryshim të madh nga ato të periudhës së paraluftës.
Rajoni i Mitrovicës do ta ketë kodin “KM” që do të jetë i shënuar nën simbolin e Republikës së Serbisë, ndërkaq rajoni i Prishtinës “PR”, i Ferizajt “UR” etj.
Gjithashtu, Beogradi ka rritur edhe numrin e kodeve komunale nga 41 sa kishte dhe, duke i përfshirë edhe komunat e Kosovës, tashmë i ka 59 kode komunale, njofton Zëri.
Tashmë nëpër rrugët e Kosovës, e sidomos në veriun e Mitrovicës, në komunat e banuara me shumicë serbe, sikurse në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potok, ku jeta zhvillohet sipas ritmit që përcakton Serbia dhe strukturat paralele të sigurisë, kanë filluar të shihen tabelat e reja.
Mirëpo, autoritetet në Prishtinë, edhe pse kanë dështuar për më shumë se një dekadë që t’i obligojnë qytetarët serbë të përdorin targat e Kosovës, megjithatë zotohen se nuk do të tolerojnë që në brendi të vendit të përdoren targa të lëshuara nga Serbia.
Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i ka deklaruar gazetës se shumë shpejt do të jepet urdhri që targat e reja të lëshuara nga Beogradi edhe për Kosovën të mos tolerohen.“Nuk do të tolerojmë që në brendi të Kosovës nga qytetarët serbë të përdoren targa që ka nxjerrë Serbia, ndërkaq në pjesën veriore të Mitrovicës është më problematike që të përdoren mekanizmat e shtetit të Kosovës”, ka thënë Rexhepi.
Ndërsa Oliver Ivanovic, sekretar shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e ka arsyetuar lëshimin në qarkullim të tabelave që ka dizajnuar për Kosovën Beogradi zyrtar. Sipas tij, derisa Serbia nuk njeh shtetin e Kosovës, atëherë është e natyrshme që të kujdeset edhe për lëshimin e targave edhe për Kosovën.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












