Lajme
Berberi: Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, formim dhe ruajtje e identitetit kombëtar
Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka përcjellë sot episodin e radhës të podkastit EduLab, që i kushtohet mësimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe në diasporë.
Protagoniste të këtij episodi janë Anila Berberi, mësuese në shkollën “Skanderbeg” (Parma) një nga shkollat e para të hapura në Itali, si dhe mësuesja Silvana Dogani. Po kështu, të ftuara janë dhe dy vajza shqiptare, Sindi dhe Stefani, që jetojnë në Itali, ndërkohë që ndjekin edhe mësimet e gjuhës shqipe.
Në këtë podkast, mësuesit dhe nxënëset folën për pëvojat dhe sfidat e mësimit të gjuhës shqipe në shkollat shqipe në Itali, ndërsa sipas mësueses Berberi, “mësimi i gjuhës shqipe ndihmon në formimin dhe krijimin e identitetit kombëtar”.
Silvana, një tjetër mësuese me përvojë më të hershme në mësimdhënie, ndërsa ajo thotë se, “shkolla e parë e gjuhës shqipe në Itali është hapur në vitin 1999 në Orsonja. Më është dhënë mundësia që të hap një tjetër shkollë në Ortona, Tolo dhe Peskara”.
“Programi i shkollës verore që u bë këtë vit në Shqipëri, programi “Jam shqiptar”, juve keni pasur mundësi të frekuentoni shkollat dhe të përmirësoni shqipen tuaj. Në shkollën time, në orën e parë ne përdorim teksin unik që është përgatitur nga Ministria e Arsimit shqiptar në bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit të Kosovës dhe në orën e dytë bëjmë laboratorë me tema didaktike. Kemi pasur edhe tekstin e nivelit të dytë, për moshat më të rritura si Sindi dhe Stefi”, shprehet Berberi, transmeton atsh, përcjell albinfo.ch.
Dy mësueset shqiptare, theksuan gjithashtu se trajnimet janë një pjesë e zhvillimit të mësimdhënies së tyre.
“Një herë në vit ne mblidhemi në seminare, shkëmbejmë përvoja dhe eksperienca nga mësuesit jashtë Italisë. Të gjitha këto shërbejnë për rritjen profesionale tonën që të bëhemi më profesioniste në mësimdhënien e gjuhës shqipe”, u shprehën ato.
E-Diaspora
-
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë Mjekë specialistë nga vendi që jetojnë dhe punojnë në Evropë pritet të përfshihen në trajtimin e... -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library
Jeta në Zvicër
-
Diskutime për azilin dhe integrimin: propozime të reja për menaxhimin e refugjatëve në Evropë Profesori i etikës Peter G. Kirchschläger ka kritikuar politikat aktuale të migracionit në Evropë, duke argumentuar... -
Zvicër: Kritika ndaj kompanisë që fiton miliona nga kujdesi familjar i paguar -
Zvicër: Të Gjelbrit propozojnë kufizimin e shpejtësisë në 80 km/h në autostrada -
Qeveria zvicerane vlerëson sistemet alternative të mbrojtjes ajrore -
Lajmet që morën më shumë vëmendje këtë javë













