Lajme
Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi i votimit nga diaspora të jetë transparent
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se po ndërmerren të gjitha masat për të siguruar një proces transparent për regjistrimin e diasporës në prag të zgjedhjeve, përcjell albinfo.ch.
“Ne po bëjmë gjithçka që ky të jetë një proces transparent dhe deri tani hapat e ndërmarrë kanë qenë të tillë,” tha Berisha, duke theksuar se Partia Demokratike po ndjek me kujdes çdo zhvillim.
Berisha iu përgjigj interesit të qytetarëve dhe u bëri thirrje emigrantëve që të vizitojnë uebsajtin e PD-së, ku ndodhet nënfaqja “Diaspora Voton,” për t’u regjistruar shpejt dhe lehtë.
“Ne po përpiqemi në mënyrë të përditshme të informojmë qytetarët. Kemi krijuar një faqe të veçantë që kërkon vetëm 30 sekonda kohë për të marrë udhëzimet e plota për regjistrimin në platformën e KQZ-së,” tha Berisha.
Ai shtoi se përmes kësaj nisme, çdo qytetar shqiptar në diasporë mund të marrë automatikisht informacionin e nevojshëm për të plotësuar procesin e regjistrimit.
“Mendoj se kjo është forma më e sigurt dhe më e shpejtë për t’ju informuar,” përfundoi Berisha, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së diasporës në proceset zgjedhore.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













